MATEO DARMIAN, MBROJTËSI I INTERIT:

Sport

“Është e vërtetë që nuk po kalojmë një moment të mirë. Sidoqoftë, ne jemi një grup i bashkuar, që kemi dëshirë për të dalë sa më shpejtë nga kjo gjendje që jemi mbështjellë. Ndonjëherë janë disa episode të caktuara, apo gabime, të cilat duhet t’i shmangim sa më parë të mundemi. Do përpiqemi të kthejmë gjithçka në favorin tonë. Mendoj se kur ndodhesh në të tilla kushte, nuk ka nevojë për shumë fjalë. Ne duhet të përgjigjemi në fushën e lojës dhe të marrim më tepër përgjegjësi. Ato që kanë ndodhur në të shkuarën, nuk duhet të përsëriten më.

Sa i përket ndeshjes së sotme, duke marrë këtu nivelin e kundërshtarit, ndaj Barcelonës na pret një ndeshje e vështirë. Megjithatë, ne jemi Inter dhe duhet të bëjmë më të mirën tonë që të rikthemi tek fitorja.”