Dhuna përpara ndeshjes me Liverpoolin, Roma i frikësohet një dënimi nga UEFA

Sport

lv rm
Filippo Lombardi dhe Daniele Sciusco, 21 dhe 29 vjeç, janë dy të rinjtë të ndaluar nga policia me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, pas përleshjeve që ndodhën përpara sfidës Liverpool-Roma. Dy tifozët verdhekuq lënduan rëndë 53-vjecarin irlandez Sean Cox, i cili është në koma. Policia britanike ka ndaluar gjithashtu edhe 7 italianë të tjerë, të cilët janë shoqëruar me akuzat e prishjes së rendit publik, dëmtimeve të pronës private, posedim narkotikësh dhe armësh të ftohta. Në Angli bëri bujë dëshmia e të afërmve të Cox. 53-vjecari u sulmua nga plot 13 persona. Në Itali shtypi raportoi se grupi i hamendësuar mund të ketë qenë shumë herë më i madh, rreth 80 apo 200 huliganë të grupit ultras të tifozëve verdhekuq.

lvr

Absurde qëllon të jetë fakti se i gjithë ky grup ka udhëtuar në këmbë rreth 4 kilometra deri në Anfield, kjo për t’u ndeshur me tifozët e Liverpoolit dhe në asnjë moment nuk është ndaluar nga policia. Ndërkohë UEFA ka nisur shqyrtimin e kësaj çështjeje. Hamendësohet një dënim i rëndë për Romën, me gjobë ose me ndalim të tifozerisë nëpër transferta. Situata nuk e ndihmon aspak skuadrën nga ana sportive, pasi për sfidën e 2 majit parashikohen masa ekstreme sigurie. Në fakt një takim mes përfaqësuesve të UEFA-s, policisë së Romës dhe dy klubeve është ndërmjetësuar nga Federata Italiane e Futbollit, kjo për të parandaluar sa më shumë të jetë e mundur skena të ngjashme edhe në ndeshjen e kthimit të gjysmë-finaleve të Champions League-ës.