Raiola mbron Pogba, thotë se Francës nuk i pëlqejnë heronjtë

Sport

mino

Mino Raiola është një ndër personazhet më kontravers të futbollit, teksa si agjenti i shumë lojtarëve të njohur, ka realizuar transferime nga më të ndryshmet në merkato, madje edhe duke u bërë mollë sherri mes drejtues skuadrash. Të mbrojë lojtarët e tij është një nga gjërat që ai nuk harron kurrë ta bëjë. Paul Pogba ishte vendimtar në fitoren e Francës ndaj Australisë dhe për Raiolën, ajo përformancë e lojtarit të Manchester United nuk ishte për të provuar ndonjë gjë. Sipas tij Pogba nuk ka asgjë për të provuar, pasi kritikat dhe fjalët ndaj tij vijnë sepse Francës nuk i pëlqejnë heronjtë. Të paktën kështu e ka etiketuar mesfushorin 25-vjeçar agjenti i njohur.

pogba
Ai shton se njerëzit nuk e pëlqejnë Pogba pasi janë xhelozë për të. Të njëjtën gjë në fakt pati thënë pak kohë më parë edhe një lojtar tjetër i menaxhuar nga Raiola, Zlatan Ibrahimoviç. Suedezi thoshte se kritikat ndaj Pogba vijnë për shkak të xhelozisë, pasi francezi është shumë i famshëm dhe bën shumë para.  Sa i përket ndeshjes mes Francës dhe Australisë, ishte Aaron Mooy ai që u cilësua si njeriu që dominoi mesfushën, por edhe në këtë rast Raiola mbrojti Pogba duke thënë se çfarëdo që ai të bëjë në fushë, të tjerët do e kritikojnë, por ai është një djalë pozitiv dhe do vazhdojë të punojë fort.