Burak Deniz flet për suksesin e projektit në Itali / Ndërsa i rikthehet dashurisë së vjetër

Showbiz

Aktori i njohur Burak Deniz, protagonist i serialit “Historia jonë”, i cili transmetohet në Vizion Plus si edhe një sër serialesh të tjera të sukseshme, së fundmi ka treguar detajet e reja nga jeta e tij. Deniz ka folur për angazhimet intensive në sheshxhirim gjatë periudhës së fundit, të cilën e cilësoi një periudhë mbingarkese por dhe arritjesh të mëdha.

Ai u ndal te aventura e tij në Itali dhe përshkroi emocionet që ndjeu kur ndodhej për shfaqjen e premierës së projketit të fundit. Në këtë projekt Deniz interpreton një nga personazhet kryesore dhe flet në gjuhën italiane. Aktori tregoi se ndihej mirënjohës ndaj publikut italian për pritjen e ngrohtë dhe vlerësimin e bërë në këtë projekt. Ai pohoi se kjo eksperiencë ishte tepër domethënëse por dhe sfiduese, pasi e ka çuar karrierën e tij një hap përpara jo vetëm në famë e sukses por edhe në njohjen e një kulture të re, njerëzve të rinj, e bashkëpunimeve të rëndësishme.

Por ajo që habiti, ishte konfirmimi i thashethemeve të ditëve të fundit, se ai dhe modelja Didem Sojdan janë rikthyer sërish së bashku duke i dhënë edhe një shans tjetër dashurisë së tyre. Pak kohë pas konfirmimit të lajmit nga ana e aktorit, dyshja u kapën nga kamerat së bashku të lumtur, sikur të mos ishin larguar kurrë nga njëri-tjetri, e sikur për ndarjen e tyre të mos ishte folur për muaj me radhë!