Burak Deniz përfundon në spital!

Showbiz

budanissjs
Aktori i njohur ka patur një incident së fundmi, prej të cilit është detyruar të shkojë menjëherë në spital. Për Burak Deniz, dita e djeshme nuk ishte aspak e këndshme. Dhe të mendosh, që në fakt e gjithë situata e sikletshme, u krijua nga një moment shumë i bukur që aktori po kalonte teksa luante me qenushin e shokut të tij të ngushtë.

burak deniz 104107UU

Teksa luante me të dhe kalonte një të dielë argëtuese, qenushi e ka kafshuar Burakun në buzë. Pas këtij incidenti, Burak ka nxituar drejt spitalit për të marrë kurat e nevojshme. Sipas shokut të tij, mjekët u detyruan ta qepnin plagën dhe të paktën për disa ditë, besojmë se Burak nuk ka për të bërë ndonjë dalje publike që të shmangë fotot ku dallohet plaga e tij.