Burak Ozcivit tashmë edhe pjesë e sportit…

Showbiz

burakak
Aktori i njohur nuk ka përparësi vetëm rolet e shumta në seriale apo filma. Burak ka treguar gjithmonë se është më tepër sesa thjesht një aktor, por është tërësisht i përfshirë në industrinë kinematografike si dhe një biznesmez i suksesshëm. Jo më kot, ai ka një kompani të vetën produksioni. Praktikisht, Burak nuk është nga ata aktorë të cilët presin t’u ofrohet roli i ëndrrave, pasi ka mundësi ta realizojë çdo rol që dëshiron nëpërmjet kompanisë së tij.

burak ozcivi 180944LC

Megjithatë, deri tani ka rezultuar se Burak nuk ka “abuzuar” aspak me biznesin e tij, duke mos e përdorur si një mënyrë për të patur më tepër projekte personale filmike. Së fundmi, si një tifoz i flaktë i skuadrës së futbollit Fenerbahce, Burak po merret me produksionin e një filmi i cili ka pikërisht këtë skuadër në fokus. Roli i tij i ri, do të jetë ai i një futbollisti dhe për këtë arsye Burak do të udhëtojë drejt Brazilit gjatë verës, për t’u stërvitur me Alex de Souza.