Burcu Biricik tregon arsyen pse priten ndryshime në projektin e saj të ri…

Showbiz

Burcu Biricik, ka folur ditët e fundit për projektin tek i cili ishte angazhuar së fundmi dhe çelsin të suksesit të tij. Aktorja zbuloi se ajo dhe ekipi kishin punuar shumë gjatë gjithë kohës, me pushime shumë të shkurtra. Gjithashtu ajo ka shpjeguar se komunikimi brenda ekipit të xhirimit kishte qenë shumë i këndshëm, edhe procesi i xhirimit kishte kaluar pa mosmarrveshje dhe kjo ka bërë që rezultati të ishte i mirë. Birixhik pranoi se shikueshmëria ishte lëkundur disi, gjatë javëve të fundit por interesi për këtë prodhim gjithsesi kishte mbetur i lartë. Aktorja ka zbuluar mundësinë se në seritë e reja do të bëhen disa ndryshime në skenar dhe historia do të marrë një tjetër rrjedhë nga sa shikuesit mund të presin. Burxhu shpjegoi se kjo, do të bëhet për të rifituar shikuesit e humbur në një kohë të shkurtër.