Burcu Özberk me look të ri, gati per të nisur një tjetër vit

Showbiz

Protagonistja e serialit “A vjen më pas dashuria”, Burcu Özberk ka ndryshuar imazhin e saj dhe pamjen e re e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale. Fotografitë e publikuara në instagram, Ozberk i ka shoqëruar me fjalët “Jam rinovuar”!

Aktorja e famshme, e vlerësuar si një nga më të mirat në zhanrin komedi romantike, publikon shpesh pjesë nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale, por vëmendja që ajo tërhoqi me ndryshimin e fundit, me flokët me baluke, ishte e menjëhershme në një kohë fare të shkurtër.

Edhe pse një nga ndryshimet e shpeshta të Ozberk, aktorja nuk mund të ngelet jashtë vëmendjes qoftë edhe me ndryshimin e modelit të flokëve të saj.