Burcu Özberk: Nuk kam qënë asnjëherë e dashuruar me asnjërin nga partnerët e mi!

Showbiz

Burcu Özberk, protagoniste në serialet e njohura “ Vajzat e diellit” dhe “A vjen më pas dashuria?” të transmetuara në Tring, ka bërë një deklaratë të re për sa i përket jetës personale. Gjatë një interviste ajo ka deklaruar se dëshiron të dashurohet së shpejti.

Burcu Özberk, ka qënë e ftuar në një emision në Youtube të drejtuar nga Hakan Gence. Gjatë bisedës të gjatë aktorja ka prekur pak edhe temën e dashurisë.

Pasi moderatori i ka drejtuar një pyetje mbi lidhjet romantike, Burcu Özberk i është përgjigjur se edhe pse ka qënë shumë shpesh pjesë e serialeve romantike asnjëherë nuk ka pasur ndjenja për ndonjë nga kolegët. Aktorja bukuroshe thotë se akoma mban marrëdhënie shoqërore me aktorin Berk Atan nga seriali “Vajzat e Diellit” dhe gjithashtu edhe me aktorin e famshem Çaglar Ertugrul nga seriali “A vjen më pas dashuria?”.

Burcu Özberk u përgjigj më JO pyetjes “A je e dashuruar” drejtuar nga moderatori. Duke thënë se momentalisht zemra e saj nuk ka një person, ajo u shpreh :
“Dua të dashurohem , por është shumë e veshtirë për mua. Kam pasur lidhje shumë të bukura më parë dhe dua ta përjetoj sërish atë ndjesi. Të qëndrosh buzë detit me njeriun që do dhe gjëra të tjera si kjo, të bëjnë të ndihesh më e gjallë.”