Neslihan skena xhelozie, Kadir me një tjetër në krah?

Showbiz

A është xheloze Neslihan Atagyl për Kadir Doullu aq sa ta detyrojë atë të lërë në mes serialin?

Zhurma e javëve të fundit se Kadir Doulu do të tërhiqej nga xhirimet e serialit “Receta dashurie” për shkak të xhelozisë së bashkëshortes së tij aktores Neslihan Atagyl ndaj partneres në rol Serra Arıtyrk, duket se është mohuar nga aktori.

Ai madje u shpreh i befasuar për përflojen e largimit të tij nga seriali për shkak të kësaj xhelozie. Ata të dy janë aktorë profesionistë dhe nuk e ngatërrojnë profesionin dhe jetën e tyre personale, e aq më pak nuk mund t’i bëhen pengesë njëri-tjetrit në një projekt a një tjetër.

Javë më parë, për shkak të harmonisë në sheshxhirim mes Kadir dhe Serra, u përhapën zëra për një xhelozi të mundshme të Neslihan, por ishte vetë ajo që u përgjigj në mënyrë ironike në rrjetet sociale, duke thënë se “i vinte për të qeshur” nga disa situata. Madje, kur një nga fansat i propozoi për martesë, përgjigja e saj ishte e prerë dhe e qartë: “Jam e martuar dhe e dashuruar me tim shoq”.