BURCU OZBERK PËR MURAT BOZ: “Ai është kaq i ëmbël”

Showbiz

Burxhu Ozberk, e cila interpreton Ajshen në serialin “A vjen më pas dashurisa?”  apo personazhin e  Esrës, protagonisten e serialit “Dashuria s’njeh arsye” i cili tranmsetohet në Vizion Plus, në intervistën e fundit ka vlerësuar bashkëpunëtorin e saj të ri Murat Boz me të cilin ndan sheshxhirimin për projektin e ardhshëm.

Ylli i serialeve turke dhe personazheve të panumërta, ka deklaruar se xhirimet për bashkëpunimin e tyre të parë kanë filluar dhe po ecin me ritëm të kënaqshëm.“Është kënaqësi të punoshme të.Ai ka një personalitet shumë të ëmbël dhe naiv” u shpreh aktorja për aktorin dhe këngëtarin e njohur Murat Boz, me të cilin publiku i Tring takohet çdo të enjte përmes personazhit të Toprakut në serialin “Rruga e Ullinjve”.

Ozberk rrëfeu se projekti i ardhshëm, pritet të jetë një nga më ambiciozët e sezonit. Ajo gjithashtu ka shprehur mendimin e saj edhe për skenat e dashurisë të cilat gjatë kohëve të fundit kanë filluar të shfaqen gjithmonë e më shpesh në projektet e transmetuara nga platformat digjitale:

“Unë nuk mendoj se kjo temë duhet të ngelet tabu. Dashuria dhe skenat që e shfaqin atë në prodhimet turke, nuk kanë përse të diferencohen nga ato të realizuara për filmat e Hollivudian. Dashuria është kudo njësoj!” ishin fjalët me të cilat Ozberk shprehu gjykimin e saj për një nga çështjet më shumë të diskutuara në botën e kinemasë dhe serialeve, gjatë kohëve të fundit.