Çagatay Ulusoy ndryshon sërish pamje!

Showbiz

cagatahshgsh
Aktori i njohur turk këtë periudhë ka bërë disa ndryshime të cilat nuk kishin si të mos na binin në sy. Duke qenë se po punon për projektin e tij të ri, Çagatay ka ndryshuar look-un dhe nuk duket aspak siç jemi mësuar ta shikojmë ne. Nga djali i kuruar, me flokë dhe mjekër gjithmonë me stil, tashmë aktori shfaqet si një djalë i thjeshtë.

resim 234505ZS

Flokët dhe mjekra të zgjatura, jo fort të kuruara dhe të lëna “si prej gjumit” , edhe disa kile më tepër ndoshta, e bëjnë Çagatay-n të mos duket edhe aq seksi sa jemi mësuar ta shikojmë. Megjithatë, sido që të ndryshojë, ai vazhdon të mbetet një nga aktorët e preferuar në çdo aspekt.