Çağlar Ertuğrul shijon pushimet e tij me të dashurën; Në pritje të ofertave për sezonin e ri

Showbiz

Protagonist i serialeve si “Zonja Fazilet dhe të bijat” apo “A vjen më pas dashuria”,së fundmi ka kaluar disa ditë relaksi jashtë sheshxhirimit dhe pranë bregdetit. Aktori ishte në fokusin e paparacëve. Në fakt, në këto ditë të nxehta vere, pakkush u shpëton atyre. Aktori ishte me pushime krah të dashurës së tij prej vitesh tashmë, Kajla Manukjan,në Çeshme. Çifti dukej i çlodhur dhe moskokçarës për fansat përreth. Aktori 33-vjeçar është në këtë lidhje dashurie me Kajën që prej vitit 2018 dhe ata kanë mundur t’i sfidojnë vështirësitë duke qëndruar përkrah njëri- tjetrit edhe sot. Çallar nuk ka folur konkretisht për projekte të reja, por nga ana tjetër më herët ai as nuk e ka fshehur faktin se është i gatshëm për bashkëpunimet që do t’i ngjallnin interes.