Şevval Sam rifiton kohë për veten larg sheshxhirimit

Showbiz

Së fundmi, Enderi i “Mollës së ndaluar” e lë mënjanë sheshxhirimin por edhe skenën, për të pushuar. Aktorja Sheval Sam shpesh herë është në qendër të vëmendjes së shtypit rozë. Në një intervistë të kohëve të fundit ajo tha se ndihej e tejet e lodhur nga të gjitha angazhimet profesionale të cilat ndaheshin mes sheshxhirimit dhe skenës. Aktorja dhe këngëtarja është fotografuar në plazhin pranë hotelit ku qëndroi në Bodrum për shkak të koncerteve të saj. Këtë here ajo shfaqej duke rifituar energjitë e saj. Kujtojmë se vetëm para pak kohësh ajo ndoqi një tur koncertesh në zonat më të frekuentuara të plazheve në Turqi,  nga  Çeshme në Bodrum ku u fotografua edhe së fundmi. Gjithashtu ishte vetë aktorja e cila konfirmoi se sezoni i ri i xhirimeve për serialin ‘Molla  e Ndaluar’, do të rifillojë në fillim të Shtatorit.