Birçe Akalay në krah të Sarp Levendoğlu?

Showbiz

Aktorja Birçe Akalaj prej pak kohësh është në krah të arkitektit Erdem Hamza. Protagonistja e serialit “Dashuri dhe prapësi”dhe i dashuri i saj, iu drejtuan Bodrumit për ta vazhduar romancën e tyre larg impenjimeve profesionale. Ata dukeshintë përkushtuar ndaj njëri-tjetrit. Akrorja dukej e mrekullueshme me kostumin e zi të banjës. Duket se Birçe ka rigjetur lumturinë dhe qetësinë e munguar prej kohësh. Ata e zbuluan romancën e tyre më pak se dy muaj më parë  pas pamjeve  të publikuara në një restorant me miqtë e përbashkët dhe pas intervistës që gazetarët i bën aktores fill pasi kishin darkuar.Por a e dini se ç’mund të ndodhë së shpejti? Ajo dhe ish-bashkëshorti Sarp Levendollu mund të bashkohen sërish në sheshxhirimin e një prej serialeve të momentit, duke përsëritur kështu përvojën e “Dashuri dhe Prapësi”, ku u njohën dhe dashuruan. I menjëhershëm ka qenë reagimi I fansave të shumtë pas këtyre lajmeve, pasi shumë prej tyre ëndërrojnë t`I shohin ata të dy sërish si bashkëprotagonistë.