Kadir Doğulu do të largohet nga seriali për shkak të xhelozizë?

Showbiz

Zhurma e javëve të fundit se Kadir Doulu do të tërhiqej nga xhirimet e serialit “Receta dashurie” për shkak të xhelozisë së bashkëshortes së tij aktores Neslihan Atagyl ndaj partneres në rol Serra Arıtyrk, duket se është mohuar nga aktori. Para  fansave dhe gazetarëve Kadir u shpreh se ai nuk është në dijeni  për gjithë jehonëne madhe të krijuar nga thashethemet, duke hedhur kështu poshtë çdo pretendim se bashkëshortja e tij është xheloze për kolegen e tij bashkëprotagoniste. Ai u shpreh i befasuar për përflojen e largimit të tij nga seriali për shkak të kësaj xhelozie. Ata të dy janë aktorë profesionistë dhe nuk e ngatërrojnë profesionin dhe jetën e tyre personale, e aq më pak nuk mund t’i bëhen pengesë njëri-tjetrit në një projekt a një tjetër. Javë më parë, për shkak të harmonisë në sheshxhirim mes Kadir dhe Serra, u përhapën zëra për një xhelozi të mundshme të Neslihan, por ishte vetë ajo që u përgjigj në mënyrë ironike në rrjetet sociale, duke thënë se “i vinte për të qeshur” nga disa situata. Disa skena xhelozie e zëra të paqenësishëm nuk mund të shkaktojnë krizë në një çift aq të konsoliduar sa ata të dy.