Kivanç Tatlituh me një bashkëpunim të ri, këtë herë në rang ndërkombëtar!

Showbiz

Yllit të serialeve turke me fansa të panumërt nga e gjithë bota, Kıvanç Tatlıtuhi është ofruar një bashkëpunim i rëndësisë ndërkombëtare së cilit ai i është përgjigjur pozitivisht. Muajin e ardhshëm aktorit do t’i duhet t’i dedikohet punës për projektin më të ri, i cili pritet të ketë shikueshmëri maksimale. Pas pushimeve pranë bshkëshortes, stilistes Bashak Dizer në udhëtimin me jahtin e tij, atë e pret një periudhë impenjative. Në projektin e fundit ai do të jetë pjesë e një kasti aktorësh të larmishëm për nga kulturat e ndryshme nga vende si Belgjika, Franca, Gjermania, Polonia, Italia dhe Rusia.Pjesëmarrja e aktorit turk thuhet se ka zgjuar edhe më tepër vëmendje ndërkombëtare ndaj projektit. Kıvanç, i cili mban mbi puse peshën e shumë roleve të sukseshme që e shndërruan atë në të adhuruarin e fansave në Turqi dhe më gjesë, ështëshprehur mirënjohës dhe I lumtur për propozimin që ka marrë, njëherazi  i gatshëm për tapranuar atë, duke e konsideruar si vlerësim.