Can Yaman i përzgjedhur si një ndër aktorët më të pashëm për 2021

Showbiz

TC Candler, website i famshëm amerikan, ka publikuar para pak ditësh listën me emrat e “100 fytyrave më të bukura të njerëzve të famshëm nga vende të shumta të botës”. Ylli i serialeve turke Can Yaman është renditur i 28-ti në këtë listë për vitin që lam pas. Aktori turk, i cili aktualisht ndodhet në Itali duke u përgatitur t’i prezantohet publikut, me personazhin e ri në projektin e fundit “Viola come il mare”, gjithashtu edhe vitin pararendës, ishte pjesë e listës së meshkujve më të pashëm publikuar nga TC Candler. Së fundmi ka qenë i përzgjedhur midis kandidatëve të shumtë, ndër ta edhe aktorët e famshëm Alp Navruz, Kivanç Tatlitug, Burak Deniz, Burak Ozcivit dhe këngëtari Tarkan. Në listën ‘TC Candler’ të përgatitur nga kritikë të pavarur, renditen miliona sugjerime të paraqitura nga publiku. Një listë e emrave të famshëm nga mbarë bota i përgjigjen përsosmërisë estetike si një nga kriteret kryesore. Kritere të tjera, përveç të qenit i pashëm, ishin edhe detaje të tilla si eleganca, origjinaliteti, klasi, pamja e gëzueshme dhe shpresdhënëse. Në vitin 2021, vetëm 100 nga rreth 250 mijë të famshëm ishin të përzgjedhurit. Aty u përfaqësuan më shumë se 45 vende nga e gjithë bota.