Capital T na prezanton me të dashurën?

Showbiz

capitalll
Dje këngëtari i njohur Capital T bëri zhurmë në media pas disa fotove të publikuara ku dukej së bashku me një vajzë në një helikopter dhe të kapur për dore.Gjithashtu në dorën e tij dukeshin disa shenja buzëkuqi që të bënin të mendoje se ajo i ka dhuruar atij disa puthje.

kapo2

Por sot është zbuluar se bëhet fjalë për një Miss nga Mali i Zi e cila quhet Marija Kolinovic. Ka qenë edhe modelja e cila në profilin e saj në Instagram ka publikuar fotot me Capital t por edhe një video ku duken të përqafuar. Bashkë me to Marija ka treguar edhe lajmet e shumta që janë bërë dje duke e konsideruar atë si të dashurën e reperit por në fund ajo na ka treguar se është dashuruar me një tjetër djalë i cili quhet Petar Abramovic. 

kapo1

Pra tashmë nuk ka dyshime, bëhet fjalë thjesht për një këngë të re dhe një videoklip të radhës nga Capital T i cili mund të publikohet së shpejti.

marija 1