Cem Yilmaz revoltohet dhe i jep publikisht një ‘mësim të mirë’ miqve të tij!

Showbiz

cem shfaqje
Komediani i njohur së shpejti do të verë në skenë shfaqjen e tij të radhës. Kur bëhet fjalë për Cem Yilmaz, ka gjithmonë shumë kureshtje nga publiku e këtë e vërteton edhe fakti që sallat mbushen plot me spektatorë. Mirëpo, pikërisht kjo ka sjellë disa pakënaqësi tek Cem. Biletat për shfaqjen e tij janë shitur të gjitha, thuajse brenda ditës së parë të publikimit të tyre online. Nga ana tjetër, miqtë e komedianit, i kanë kërkuar atij ftesa të veçanta për të qenë prezent.

resim 093015LF

Një veprim që nuk është pritur aspak mirë nga Yilmaz, i cili ka shkruajtur në rrjete sociale:”Më kanë shkruar disa miq se duan ftesa për në shfaqje. Kjo është puna ime, biznesi im, jo festa ime e beqarisë…Nuk mund të ftoj askënd. Biletat janë për të gjithë, kush ka interes vërtetë mund t’i blejë. Në fund të ditës, çdo gjë është biznes…Unë po vij të ndërhyj në biznesin tuaj?”