Çfarë dhuratë i bëri Donald, Meliania-s për ditëlindje?

Showbiz

dmdmdm
Ditën e djeshme, Zonja e Parë e SHBA-ve festoi ditëlindjen e saj të 48-të. Ndërkohë që mediat nuk kishin asnjë informacion sesi ishte festuar ditëlindja apo dhuratat që kishte marrë Melania, presidenti i SHBA-ve pati një lidhje direkte telefonike me një emision. Gjatë bisedës, moderatorët i bënë dhe disa pyetje pikante midis të cilave ishte dhe dhurata apo festimi i ditëlindjes së Melanie.

dmdmd

Por, ndryshe nga ç’prisnim të gjithë, Trump si duket nuk i ka bërë asnjë dhuratë bashkëshortes së tij. Ai tregoi se ishte tepër i zënë me punë dhe nuk mundi të kërkonte dot një dhuratë për të. Është mjaftuar me disa lule dhe një kartolinë, pasi koha nuk i premtoi për asgjë tjetër. Madje edhe për lulet, Trumpa as nuk di çfarë lloji ishin, pasi i kishte porositur një nga asistentet e tij.