Ja çfarë bën fansi i ‘çmendur’ për Dua Lipën…

Showbiz

lipa12
Dua Lipa është një adhuruese e madhe e tatuazheve dhe në trupin e saj ka disa të tillë. Për këtë arsye, mënyra më e mirë që dikush mund t’i tregonte sa shumë e pëlqen atë dhe muzikën e saj, ishte përmes një tatuazhi të bërë në trupin e tij. I tillë është edhe rasti i mikut të saj Julian Rupert, i cili ka shkruar në këmbën e tij emrin e këngëtares ‘Dua’.

dua tatoo
Julian dhe këngëtarja me origjinë shqiptare shihen shpesh të publikojnë foto me njëri-tjetrin dhe duket se tani shoqëria e tyre ka një simbol mjaft të fortë. Por rasti i Dua Lipës nuk është i vetmi që kemi dëgjuar, vetëm pak kohë më parë një fans i ‘çmendur’ i Rita Orës bëri tatuazh fytyrën e saj.