«Çfarë dreqin ke bërë në fytyrë?», fansat e acaruar sulmojnë keq aktoren e njohur turke/Fotogaleri

Showbiz

cfareke

Nurgül Yeşilçay është një ndër emrat më të dashur dhe të kërkuar të kinematografisë turke. Aktorja e suksesshme e cila do të bëhej fillimisht e njohur për publikun shqiptar me rolin e Jaseminit në serialin ‘’Dashuri dhe ndëshkim’’ e transmetuar ekskluzivisht në ekranin e Tring dhe ‘’Vizion Plus’’ dhe Gylserenit në ‘’Fate të kryqëzuara’’ ka fituar simpatinë e të gjithëve edhe falë bukurisë së saj natyrale, ku spikasin sytë e mëdhenj blu.

Madje jo rrallëherë ajo është konsideruar si një muzë frymëzuese për shumë regjisorë dhe stilistë, mirëpo fotot e publikuara së fundmi në Instagram kanë ngritur dyshimet se aktorja ka bërë diçka në fytyrë. Fansat kanë guxuar edhe më shumë duke e krahasur me një kukull porcelani që i mungon shprehia në fytyrë.

”Ç’po ndodh me ty, pse dreqin je balsamosur kështu?”, ”Mjaft me kaq shumë botoks, je bërë e pështirë”, ”Ku dreqin humbi natyraliteti yt,  je thjesht një kukull plastike”, janë disa prej komenteve të ndjekësve të acaruar të saj. Për më tepër shihni fotografitë.