Cfarë ka Instagrami i Ledrit?

Showbiz

Krejt papritur, në Instagram-in e Ledri Vules janë fshirë të gjitha fotot, përveç kësaj.

Asgjë tjetër nuk gjen më në profilin që deri dje ishte më shumë se aktiv. Ledri, pavarësisht se kujdesej shumë që jetën private të mos e eskpozonte në rrjete sociale, ishte shumë aktiv. Postimet e tij ishin të mirëmenduara, të kuruara dhe shumë, shumë të pëlqyera.

Ndoshta, e tillë është edhe fshirja e tyre! Nuk dimë për ç’arsye Vula ka vendosur të heqë çdo foto nga llogaria, por nisur nga eksperienca e VIP-ve të tjerë në Instagram, mund të jetë thjesht marketing. Ndoshta reperi po ndjek shembullin e Dua Lipës, e cila para se të publikonte albumin e ri, “Future Nostalgia”, fshiu çdo postim të mëparshëm, si për të nisur një kapitull të ri!