Çfarë ka ndodhur me Jacob e Twilight?

Showbiz

Untitled 3
Taylor Daniel Lautner aktor dhe model Amerikan i lindur më 11 Shkurt 1992 arriti të fitonte zemrat e publikut femëror në filmin e njohur “Twinlight” në rolin e Jacob Black dhe kjo gjë falë fizikut të tij prej modeli. Film i cili doli në kinema në vitin 2008 dhe pati një jehonë dhe shikueshmëri të madhe, sidomos nga publiku adoleshent.

cb33a18fcfd36244 rexfeatures 8861024j
Në vitin 2010 Taylor u rendit në listën e “Top 50 meshkujve më seksi të 2010” si dhe në listën e trupave më të mirë të po të njejtit vit. Viti 2010 për Launter ka qenë më i suksesshmi pasi aktori arriti të listohej si një ndër aktorët adoleshent më të paguar në Hollywood.

2927758526a9c40dc14f980e2f4883f7 taylor lautner jacob black
Ai e nisi karrierrën e tij duke luajtur role dytësore në filma komedi si “The Bernie Mac Show” dhe “My wife and kids” por fama bëri që aktori të fitonte peshë dhe të humbiste disi popullaritetin që kishte falë pamjes por edhe pjesëmarrjes në filmin Twinlight. Në 2014 Launter i’u besua roli i Dale Ashbrick në sitcomin “Cuckoo”.

large
Përsa i përket jetës personale Launter pati një marrëdhënie me Billie Lourd. Çifti në fjalë kaluan dhe pushimet së bashku në Caraibe por më pas u detyruan t’a shkëpusnin marrëdhënien. Gjithsesi kanë mundur të mbajnë një shoqëri të mirë. Duke parë që ai është akoma i ri, shumë kritikë thonë që shanset për t’u bërë më shumë sesa “Jacob i Twinlight” janë ende të mëdha.

4aceb375739f6969520e4e33b28f87f7 gay celebrities taylor lautner