Çfarë ka ndodhur mes Beren Saat dhe Hazal Kaya?

Showbiz

beren hazal
Hazal Kaya ka kurorëzuar dashurinë e saj ditën e djeshme me aktorin Ali Atay. Në ceremoninë martesore, sigurisht që ishin të pranishëm disa prej aktorëve më të mirë turq. Miq dhe kolegë të çiftit, jo vetëm që nuk munguan në dasmë, por bënë të mundur që të krijonin një atmosferë sa më të bukur për të sapo martuarit. Megjithatë, një emër i cili i mungoi kësaj ceremonie, ishte Beren Saat.

large

Edhe pse të gjithë prisnin që ajo të ishte e pranishme në ceremoni, Beren nuk u duk asgjëkundi. Ky detaj i ka bërë përshtypje të gjithëve, duke qenë se Beren dhe Hazal kanë qenë mikesha dhe kanë punuar së bashku në disa projekte. Jo vetëm kaq, por në rrjetet sociale të Beren nuk ka minimalisht asnjë urim dashamirës kundrejt koleges për këtë etapë të re në jetën e saj.