Çfarë ka ndodhur mes këngëtarëve? Anulojnë bashkëpunimin e tyre…

Showbiz

irkenci
Nora Istrefi dhe Irkenc Hyka lajmëruar para pak kohësh se do të sillnin një projekt të titulluar “Tymi i dashnisë”. Dy këngëtarët do të vinin në një duet e madje kishin filluar edhe xhirimet e klipit për këtë këngë.

nora2
Përveç tyre, edhe bashkëshorti i Norës, Robert Berisha, ka postuar një video për këtë bashkëpunim. Ai ka shkruajtur se kënga do të publikohet së shpejti.

Ndërkohë, në profilin e Norës tashmë janë fshirë të gjitha postimet përsa i përket këtij projekti. Nga ana tjetër, Irkenci ka treguar se kënga do të publikohet këtë javë.
Por, aty shfaqet vetëm emri i tij dhe jo i Norës. Nuk dihet ende çfarë ka ndodhur mes dy këngëtarëve, por bashkëpunimi i tyre mesa duket është anuluar.

irkenc