Kida flet për herë të parë rreth jetës personale: Mashkulli ideal…

Showbiz

kida
Këngëtarja e njohur deri më sot nuk është përfolur për asnjë lidhje dashurie. Ajo është një nga vajzat më të talentuara dhe të rezervuara njëkohësisht në tregun muzikor. Sa herë është pyetur rreth kësaj teme, Kida ka theksuar faktin se është tepër e vogël për t’u fokusuar në një histori dashurie.

kida2
Ky vit për të është shumë i ngarkuar profesionalisht dhe fokusi i saj është 100 % në punë. Primare për të, është karriera. Përsa i përket lidhjeve, Kida tregon se ka patur të dashur, por jo diçka serioze.

kida3
“Nuk kam të dashur aktualisht. Jam e re dhe dua të fokusohem te muzika. Kam pasur të dashur, por jo diçka serioze. Mashkulli ideal duhet të jetë tipi im, të më respektojë dhe të më dojë me sinqeritet,” ka thënë ajo.

kida4