Çfarë po bën Cristiano Ronaldo në Londër?

Showbiz

ronaldo185.jpg

“Ylli” portugez i Real Madrid, Cristiano Ronaldo është fotografuar këtë fundjavë në Londër. A po rikthehet ai në Premier Ligë?

Sipas “The Sun”, ai ka zhvilluar një takim sekret në një restorant pranë stadiumit “Stamford Bridge”. Ai shoqërohej nga dy truproja dhe nga një person tjetër.

“Edhe pse mbante syze dielli, munda ta dalloja se ishte ai” – tha një dëshmitar. Arsyet e kësaj vizite mbeten të paqarta, teksa së fundmi është përfolur për një lagim të Ronaldos, por te PSG-ja. /albeu.com/