Çfarë po planifikojnë Evi Reçi dhe Dren Abazi?

Showbiz

evi dreni
Evi Reçi prej kohësh është larguar nga Shqipëria dhe vazhdon karrierën si gazetare në Itali. Por, kjo nuk do të thotë që ajo ka hequr dorë nga muzika, pasi herë pas here këngëtarja na sjell projekte të reja. Një ndër to, është bashkëpunimi me këngëtarin Dren Abazi.

evi reci

Faktikisht, ky bashkëpunim, do të na tregojë një Evi të re, shumë larg asaj çka jemi mësuar ta shohim. Pritet që klipi të publikohet së shpejti dhe e veçanta është që Evi do të luajë rolin e protagonistes. Pra, ajo është “aktorja” e cila po realizon klipin e këngës së re të Dren Abazit. Sigurisht, jemi shumë kuriozë të shikojmë sesi do të duket Evi në këtë rol të ri.