Christian Chavez shënon suksesin e rradhës!

Showbiz

Christian Chavez, aktori i njohur meksikan në rolin e Xhovanit në telenovelën Rebelet e cila transmetohet ҫdo ditë në kanalin më të ri Tring Novelas ora 19:30, vazhdon të jetë shumë aktiv në rrjetet sociale.

38 vjeҫari ka ndarë me fansat e tij në Instagram një nga projektet e tij më të fundit. Imazhi i tij do të jetë në kopertinën e revistës Escena për muajin shtator. Aktori ka dhënë edhe një intervistë për revistën dhe ka sugjeruar të gjithë fansat e tij të mos e humbin.

Me anë të postimit të tij në Instagram ai falenderon revistën duke thënë: “Faleminderit @escenamagazine për kopertinën e shtatorit dhe mos e humbisni intervistën ekskluzive”.

“Unë kam shumë besim në Zot dhe mendoj se ҫdo gjë në jetë vjen për një arsye” – është shprehur aktori.

Mesa duket diҫka interesante ka ndodhur për Chavez dhe ai ka menduar ta ndajë me të gjithë fansat e tij.

Në postimin e tij në Instagram nuk mungojnë komentet pozitive si nga fansat, por edhe nga personazhe publike të showbizit.