“Men in Black”, saga e nominuar për Golden Globe të cilën nuk duhet ta humbisni

Kuriozitete

Saga “Men in Black” është një nga më të preferuarat e shikuesve sidomos të adhuruesve të filmave fantazi.  Filmi i parë, Men in Black, u publikua në vitin 1997, i dyti, Men in Black II, në 2002, i treti, Men in Black 3, në 2012 dhe filmi i katërt dhe i fundit, Men in Black: International, në 2019. Që të 4 filmat kanë qënë një sukses i paparë me shumë nominime për ҫmime ndërkombëtare përfshirë këtu edhe Golden Globe.

Ja ҫfarë duhet të dini për secilin nga filmat para se ti ndiqni.

Men in Black (1997)

Men in Black është filmi i parë i sagës. Historia përqëndrohet mbi shpërthimin e Agjentit J dhe Agjentit K, pjesë të një organizate sekrete të krijuar për të monitoruar aktivitetin e alienëve në tokë.  Pasi Agjenti K zgjedh James D. Edwards (Agjenti J)dhe e bën Men In Black, të dy e gjejnë veten në një situatë të frikshme nga një terrorist që ka ardhur për të vjedhur energjinë e planetit tokë. Të 2 Men In Black kanë tani një mision, të mbrojnë tokën nga shkatërrimi.

Men in Black II (2002)

Men in Black II është filmi I dytë, i publikuar 5 vite pas të parit. Për Agjentin J kjo është një ditë e zakonshme në zyrën e tij duke monitoruar ҫdo aktivitet të mundshëm të alienëve në tokë. Pas ndodhive të mëparshme Agjenti K le punën si MIB dhe i kthehet jetës normale. Agjentit J i vjen një raport mbi aktivitetin e alienëve në një zonë rreth New York. Është një armiku i tij i vjetër i quajtur Serleena, i cili po kërkon një burim të fuqishëm drite. J fillon kërkimet, por kupton se nuk mund tja dalë pa Agjentin K. Ai i kërkon K ndihmë për të ndaluar armikun e tij Serleena. Por a do ja dalë?

Men in Black 3 (2012)

Pasi arratiset nga LunarMax, një burg i sigurisë të lartë, Boris the Animal vendos të kthehet pas në kohë dhe të eleminojë personin që e kishte arrestuar, Agjentin K. Në këtë kohë, Agjenti J kupton se ҫdo gjë ka ndryshuar dhe kthehet pas në kohë në vitin 1969, ditën para se Agjenti K të vdiste. Pas shumë mundimeve J i shpjegon djaloshit K se kush është dhe pse është atje.

Will Smith ka propozuar që rolin e Agjentit J në të shkuarën ta interpretonte djali i tij, Jaden Smith. Por regjizori kishte diҫka tjetër në mendje dhe roli ju dha Cayen Martin. Ky mund të ketë qënë vendimi i duhur i regjizorit pasi Martin ka interpretuar shumë bukur një nga skenat më të ndjera të serialit.

Men in Black: International (2019)

Në shtator të 2017, u bë e ditur se studioja e prodhimit të Men In Black do të rikthehej me një film të ri me një kast të ri aktorësh. Në mars të 2018, u vendos që Steven Spielberg do të ishte producenti ekzekutiv, kurse Chris Hemsworth dhe Tessa Thompson aktorë. Filmi doli në kinema 14 qershor të 2019.

Pas një takimi befasues të llojit të tretë, pjesëtari më i ri i organizatës sekrete MIB, Agjenti M, e gjen veten nën krahun e Agjentit heroik H në Londër, kur një dyshe që ndryshon formën e terroristëve intergalaktikë ekzekuton një aristokrat të huaj. Tani, me një super-armë të shkatërrimit në masë të fshehur diku në Tokë, Men In Black nuk do të lënë asnjë gur pa lëvizur për ta tërhequr atë. Megjithatë, retë e rënda të mosbesimit dhe një aromë tradhëtie mbështjellin lirinë e zgjedhjes dikur të pakorruptueshme.

Nësë akoma nuk e keni parë sagën më të rëndësishme të Will Smith, mos u shqetësoni. Situata komike që do ju lenë me gojë hapur vijnë në Tring Collecion për ju nga data 4 deri me 7 shtator.