Çifti Beckham do ndërtojë një tunel të fshehtë nëntokësor; Kjo është arsyeja pse

Showbiz

David dhe Victoria Beckham janë një ndër çiftet më të pëlqyera pavarësisht viteve që ikin.  Së fundmi, ata kanë marrë një vendim të papritur, duke i surprizuar të  gjithë.

Çifti ka vendosur të ndërtojë një tunel të fshehtë nëntokësor, për t’i bërë ballë ndonjë grabitje të mundshme.Dyshja jeton në vilën me vlerë gjashtë milionë euro, së bashku me tre fëmijët e tyre, Romeo 17 vjeç, Cruz 15 vjeç dhe Harper tetë vjeç.

Shtëpia e familjes Beckham vitet e fundit ka qenë shënjestër e grabitjeve të shumta, për këtë arsye ata dëshirojnë që të ndërtojnë tunelin e nëndheshëm, për të shtuar sigurinë në pronën e tyre.