Çifti i aktorëve në “Molla e ndaluar” më të dashuruar se kurrë…

Showbiz

U njohën dhe u dashuruan në sheshxhirimin e “Molla e ndaluar”, serial që ju e ndiqni çdo mbrëmje në ekranin e Vizion Plus.

Nesrin Cavadzade dhe Gokhan Alkan tërhoqën drejt vetes të gjithë vëmendjen mediatike me dashurinë e tyre e cila u pëlqyer pa masë nga fansat e të dyve.
Dashuria mes tyre ishte aq e madhe sa pak kohë më parë u fol për një martesë të mundshme. Më vonë vetë fansat vunë re një shkëputje, pasi ata nuk shfaqeshin dhe nuk postonin më foto bashkë.

Nesrin i mohoi zërat për ndarje dhe sqaroi se ishte thjesht distancë për shkak të punës. Me sa duket ka qenë vërtet keshtu, pasi Gokhan i ka bërë një surprizë aktores duke i shkuar në sheshxhirim. Ky moment emocionues shumë shpejt u shfaq përmes fotove dhe qarkulloi kudo në mediat rozë.

Aktori i ka bërë edhe një dedikim të ëmbël ku vuri në dukje tiparet e saj të bukura duke i përshkruar ato me metafora. Nesrin nga ana e saj bëri një deklaratë të bukur ku pohoi se ajo dhe Gökhan kanë një ëndërr të madhe. Ata dëshirojnë të kenë shumë fëmijë.