Çifti i aktorëve turk bëhen prindër për herë të dytë?

Showbiz

Berguzar Korelin si dhe Halit Ergenc, të cilët edhe në jetën reale janë çift bashkëshortor janë një nga çiftet më të dashura të kinematografisë turke. Të martuar që prej 10 vitesh, duket se Berguzar dhe Halit janë njësoj të dashuruar si ditën e parë.
Mediat turke kanë raportuar se aktorja e bukur tashmë është shtatzënë dhe është në pritje të fëmijës së dytë.Këtë e ka konfirmuar edhe vetë artistja duke thënë se gjithçka po shkon për së mbari dhe së shpejti pritet të bëhet nënë për herë të dytë.
“Çdo gjë po shkon rrugës së mirë. Lajmi rreth shtatzënisë është i vërtetë. Ne jemi duke e pritur fëmijën tonë të dytë. Një ndjenjë shumë e mirë. Dashtë Zoti që të gjithëve t’ua mundësojë këtë përjetim”, ka thënë ndër të tjerash 36-vjeçarja.