“Ndoshta vitin që vjen unë do të heq dorë nga futbolli!”. Deklarata e Ronaldos që i la të gjithë pa fjalë…

Sport

Cristiano Ronaldo ose ndryshe 5 herë fituesi i topit të artë, ka bërë një deklaratë paksa tronditëse së fundmi. Ai ka vetëm një vit që është lojtar i Juventus dhe ka shënuar 28 gola në 43 ndeshje. Pas këtyre sukseseve kujt ja merrte mendja se ai po mendon të largohet nga futbolli?

Në intervistën e tij të fundit ai ka thënë se largimi i tij nga futbolli do të jetë i paplanifikuar. Ndoshta ndodh vitin e ardhshëm, por mund të ndodh edhe kur të jetë 40-41 vjeç. Këto fjalë “trembën” paksa të gjithë sportdashësit sepse dihet që pa të futbolli nuk është kurrësesi njëlloj…