Cozman rrëfen në Top Show të vërtetën e sherrit me Noizy-n

Showbiz

 

hghj

Protagonisti kryesor në konfliktin OTR-Babastars, Cozman, ka treguar për herë të parë se si qëndron e vërteta, sipas tij, në të gjithë këtë histori.

“Pasi mbarova aktivitetin tim, shkova në hotelin në fjalë, në hyrjen e të cilit ndodheshin nja 10-15 veta që përdornin një fjalor banal dhe që provokonin vazhdimisht. Edhe pse nuk u kushtova rëndësi, ata thyen një nga pasqyrat dhe xhamin e makinës”, – shprehet Cozman. “Sherri nuk ishte i përgatitur nga ana jonë sepse unë isha vetëm me një shok. Dhe nuk është e vërtetë që Noizy ishte vetëm me Varrosin, por ishin rreth 15 persona”.

I pyetur nëse e gjitha kjo ishte vetëm për famë, Cozman ka treguar se ai nuk ka provokuar asnjë nga pjesëtarët e grupit kundërshtar dhe i vetmi provokim ka qenë ai i cili ka ardhur nga OTR. Ai ka mohuar edhe faktin që Tuna ishte shkaku i këtij sherri.

Bashkë me Skivin, një tjetër emër i përfshirë në këtë konflikt, ata kanë akuzuar grupin e drejtuar nga Noizy se provokojnë vazhdimisht që nga viti 2012.

Skivi dhe Cozman kanë mohuar të gjitha akuzat që rëndonin mbi Babastars duke e arsyetuar me faktin që këngët e tyre nuk ofendojnë kurrë emra të përveçëm.