Cricket nuk ndalet, do të bëjë remix një këngë tjetër të preferuar për të gjithë ne

Showbiz

Producenti i njohur kosovar, Cricket ka gjetur mënyrën e duhur për të depërtuar në tregun muzikor. Para disa muajsh ai solli në treg një remix të këngës së vjetër të këngëtares Shyhrete Behluli, “Ende e du” dhe kënga u pëlqye shumë nga të gjithë. Burime pranë producentit kanë zbuluar se bëhet fjalë për bashkëpunimin e suksesshëm të Nora istrefit dhe Sinan Vllasliut “Pa Fat”. Kjo këngë në vitin 2000 u pëlqye shumë nga publiku dhe sigurisht që pas remix-it të Cricket ajo do të rikthehet sërish fuqishëm.