Ç’po ndodh me Kate Middleton, pse nuk udhëton me princin William dhe George?

Showbiz

Të qenit pjesë e një prej familjeve mbretërore më të pushtetshme dhe të njohura në botë, nuk është aq e thjeshtë sa mund ta imagjinoni. Përveç angazhimeve të shumta dhe presionit mediatik që shoqëron cilindo prej anëtarëve të familjes mbretërore angleze, atyre u duhet të bashkëjetojnë me disa rregulla e tradita të çuditshme të vendosura nga oborri ndër vite.

Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, është ndër të parat që ka ngritur krye ndaj tyre dhe jo në pak raste ia ka dalë t’i bëjë gjërat ashtu siç do dhe di vetë. Por kjo gjë, nuk vlen për Kate Middleton. Dukesha e Cambrige është ‘’viktima’’e radhës e një prej traditave më të çuditshme, e cilësuar si shokuese nga shtypi britanik, dhe për fat të keq nuk mund të mos bëjë asgjë për të ndryshuar këtë realitet.Sipas protokollit të familjes mbretërore, mamaja e tre fëmijëve nuk mund të udhëtojë në të njëjtin avion me bashkëshortin e saj William dhe djalin e saj të madh, princin e adhurueshëm George. Në momentin që vogëlushi do të mbushë 12 vjeç, nuk mund të udhëtojë në të njëjtin avion me mamin dhe babin. Ky rregull daton gati 70 vjet më parë, kohë kur avionët nuk ishin aq të sigurt sa sot dhe mbretëresha Elizabeth nuk donte që jeta e trashëgimtarëve të saj të vihej në rrezik.