Cristiano Ronaldo me një unazë fejese për vajza

Showbiz

Gjatë diskutimit në një panel të Konferencës Sportive Ndërkombëtare të mbajtur në Dubai, vëmendjen e mori dora e Cristiano Ronaldos. Siç mund ta shihni, futbollisti mban në gishtin e mesit një unazë fejese tipike për vajzat.

Unaza e fejesës mendohet se kushton afro 28,537,942 lekë. Ajo përmban një diamant të madh në ngjyrë të verdhë, i cili është i rrethuar nga diamantë të tjerë të vegjël. Përpos kësaj unaze, një tjetër u pa në gishtin e martesës, që mendohet se kushton 7,134,485 lekë.

Futbollisti e kompletoi setin e askesorëve me një orë Rolex GMT-Master Ice, që kushton 54,222,091 lekë. Ora mendohet se është ora më e shtrenjtë e Rolex, e cila përbëhet nga ar i bardhë 18 Ct dhe diamantë 30 Ct.