Dedikimi i Bora Zemanit për mamanë e saj është kaq i veçantë

Showbiz

Bora Zemani, të cilën e ndjekim tek ” Albanian Designer Competition ” në Tring, para disa kohësh bëri një tatuazh dedikuar babait të saj; gradën e fundit të kolonelit të cilën ai e mbajti për 30 vite si oficer i Forcave të Armatosura Shqiptare. Tani, ajo bën dicka për mamanë e saj.

Tek pjesa e shpatullave, ajo bëri buzët e kuqe të mamasë së saj, të cilat ishin përshtatur sipas buzëve reale të saj.

Bora shkruan në Instagram: “Si vajzë e përkëdhelur, isha kudo pas mamit, duhej të shkoja kudo me mamin. Edhe vendi im i preferuar ishte prehëri i mamit tim, kudo, në dreka, darka, në shtëpi kur shihja TV etj. Duhej të rrija patjetër tek ajo. Dhe vendi i saj për të më puthur ishte supi im. Dhe më thoni, ka kujtim më të bukur për një fëmijë sesa puthjet e mamit? Prandaj, buzët e saj i bëra përjetë në trupin tim, tamam në vendin ku më ka puthur e më puth ajo gjithmonë (sepse i ulem akoma ndonjëherë në prehër). Të dua ma!”

Një dedikim shumë i vecantë dhe domethënës, i cili do ta shoqërojë gjatë gjithë jetës !