Ledri Vula na prezanton zyrtarisht me të dashurën e tij!

Showbiz

ledri plazh
Prej kohësh tashmë përflitet për lidhjen e re të Ledri Vulës. Sipas mediave, e dashura e tij quhet Sara dhe jeton në Gjermani. Pavarësisht se thuhet që çifti janë prej disa kohësh bashkë, Ledri as nuk e ka konfirmuar dhe as nuk e ka mohuar lajmin. Gjërat u bënë pak më të qartë në ditëlindjen e Ermal Fejzullahut, ku Ledri u fotografua me partneren e tij. Megjithatë, përsëri nga ana e tij nuk pati asnjë reagim.

 640 0 5b9795c1284d0

Ndërkohë, këngëtari duket se ka vendosur të marrë disa ditë pushim. Sigurisht, me të nuk mund të ishte askush tjetër përveç të dashurës.Vetë Ledri ka publikuar një Story, ku shfaqet një vajzë me bikini, syze dhe kapele, e cila është duke ecur drejt tij. Këtë moment, Ledri nuk e ka shoqëruar me asnjë mbishkrim. Por, fakti që tashmë vetë këngëtari po poston foto të Sarës në rrjete sociale, do të thotë që shumë shpejt mund të kemi dhe foton e parë të çiftit më të ri.

sara ledri plazh

Lexoni gjithashtu: Capital T do të vijë shumë ndryshe me projektin e fundit…