Pas 7 vitesh, Schumacher kthehet tek Formula 1!

Sport

schumacher
Michael Schumacher i ka munguar garave të Formula 1, pas aksidentit të rëndë që pësoi në vitin 2011. Ai qëndroi për 6 muaj në koma, e që prej asaj kohe, nuk është dhënë asnjë deklaratë apo dalje publike e tij. Familja ka preferuar të ruajë privatësinë dhe e vetmja gjë që raportohet është se ish kampioni i shpejtësisë, ka patur përmirësime në shëndet. Megjithatë, pesha e mbiemrit Schumacher do të ndihet shumë shpejt në këtë kompeticion. Këtë herë jo më nga Michael, por nga djali i tij.

 640 0 5b991f2852c97

Mick Schumacher me shumë gjasa, do të bëhet pjesë e F1 vitin tjetër, pas paraqitjes të denjë në kampionatin F3. Në 10 garat e fundit, ai ka dalë fitimtar plot 6 herë. Për këtë arsye, është duke u diskutuar përfshirja e tij e plotë si një profesionist. 19 vjeçari duket se është shumë i zoti dhe ka trashëguar talentin e babait të tij, megjithatë ekspertët thonë se mbi të rëndon një presion i madh duke qenë se mban mbi shpinë mbiemrin e pilotit më të mirë dhe pritshmëritë ndaj tij janë shumë herë më të larta se ato ndaj 19 vjeçarëve të tjerë.

 640 0 5b991f27bd750