Lady Gaga mahnit publikun, fansat insistojnë se këngëtarja është në një lidhje me Bradley Cooper!

Showbiz

lady bradley
Lady Gaga ka performuar së fundmi në një club “Jazzi” në Los Angeles. Ajo këndoi disa nga këngët më të mira të Frank Sinatra si dhe këngën e famshme “Shallow” të “A Star is Born” duke dhuruar një perfomancë unike dhe duke u kthyer në një ndër momentet më emocionues të mbrëmjes, kjo dhe për impaktin që ka kjo këngë te publiku.

lady gaga
Pas performancës së Lady Gaga dhe Bradley Cooper gjatë ceremonisë së dhënieve së çmimeve Oscar, teksa këndonin këngën “Shallow” dhe shihnin njëri-tjetrin në sy, pati një sërë reagimesh në Twitter dhe zërat për një lidhje dashurie mes të dyve sa vijnë e shtohen.Kujtojmë këtu se Bradley është në një lidhje me modelen Irina Shayk, prej më shumë se tre vitesh, me të cilën ka dhe një vajzë, Lea De Seine.