Defne Samyeli dhe Cem Yilmaz marrin vendimin e rëndësishëm!

Showbiz

defne

Defne Samyeli dhe Cem Yilmaz e kanë bërë të qartë tashmë se lidhja e tyre është konsoliduar. Aktorja e serialit “Nusja nga Stambolli”, tashmë është gati të hedhë një hap të rëndësishëm në jetën e saj. Çifti i njohur janë mjaft të lumtur me njëri-tjetrin dhe duket se kjo është një arsye e mjaftueshme për ta çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel. Edhe pse kanë vetëm 6 muaj bashkë, dy aktorët kanë vendosur të martohen.

319373 660 320

Mësohet se ata do ta zhvillojnë ceremoninë në muajin nëntor, në hotelin ku po qëndrojnë momentalisht. Defne ka filluar pregatitjet për ditën e madhe, megjithatë dasma pritet të jetë diçka tepër intime dhe familjare. Ata kanë vendosur të mos bëjnë një dasmë të stërmadhe me shumë të ftuar, madje po mundohen të fshehin sa më tepër detaje, për të mos tërhequr mediat drejt tyre ditën e ceremonisë.