Demet Akalin ‘kryqëzohet’ nga fansat pas bëri këtë veprim!

Showbiz

demet akalin
Këngëtarja e njohur Demet Akalin, është mësuar që në Instagramin e saj të mbizotërojë pozitiviteti. Por, me veprimin e saj të fundit, edhe ajo e provoi se çfarë do të thotë të të kthehen të gjithë fansat kundër. Demet kishte postuar në Story, një video teksa ecte me makinë dhe këndonte. Diçka tepër normale dhe e këndshme do të mendoni ju, siç mund të bëjë çdokush.

demet akalin 122856HT

Por, jo! Në video, duket qartë sesi këngëtarja nuk i zbaton aspak rregullat e qarkullim, e madje kaloi dy herë me semafor të kuq. Ky veprim nuk është pritur aspak mirë nga fansat, të cilët janë siguruar t’ia venë në dukje këtë shkelje këngëtares dhe ta kritikojnë për papërgjegjshmërinë e saj.