Detaje nga festa e beqarisë së këngëtares Leona Lewis

Showbiz
Leona Lewis për pak ditë do martohet me Dennis Jauch dhe festimet e fundit si beqare kanë nisur. Këngëtarja është larguar për pak ditë me mikeshat e saj drejt Hawait ku ka prenotuar një nga vilat më të mira të ishullit me kosto 10.500 dollarrë nata. Sipas ‘The Mirror’ ky destinacion ofron të gjitha komoditetet e nevojshme dhe privatësinë që i duhet bukuroshes së ekranit.Nga fotot që ka publikuar vet Leona, pamja duket madhështore dhe vajzat po kalojnë shumë mirë. Sigurisht vëmendja është e gjitha tek këngëtarja, e cila po përgatitet për të nisur një jetë të re me bashkëshortin e ardhshëm.