Rona Nishliu merr dhuratat e para për beben…

Showbiz

Këngëtarja e njohur Rona Nishliu është në pritje të fëmijës së parë dhe gjithçka po e përjeton me emocion. Mikeshat e saj ia kanë bërë akoma edhe më të bukur këtë pritje të ëmbël. Ato i kanë dërguar dhuratën e parë për fëmijën që vjen në jetë së shpejti. Këngëtarja e njohur ka publikuar një video të bukur ku shfaqet një libër dedikuar bebes, imazhet e të cilit janë realizuar në mënyrë simbolike kanë domethënie të veçantë. “Faleminderit për surprizën”,-shkruan Rona.