Bëma e radhës e Trump, revolton të gjithë amerikanët!

Showbiz

trump ngjyra
Presidenti Trump shpesh shënjestrohet apo vihet në lojë nga mediat për “bëmat” e tij, por duket se me këtë të fundit ka superuar edhe veten.
A e besoni dot se një President mund të harrojë ngjyrat e flamurit të vendit që drejton? Këtë javë ai bëri një vizitë në spitalin e fëmijëve në Ohio, së bashku me gruan e tij Melania dhe Sekretarin e Shëndetësisë Alex Azar. Vizita e tij kishte si qëllim ndërgjegjësimin për përdorimin e opioideve, medikamenteve për të qetësuar dhimbjet.

trump flamur

Por në fotot e postuara në Twiterr nga Azar, Trump shihet duke ngjyrosur një ndër vijat e flamurit amerikan me ngjyrë blu, ndërkohë që në fakt ato janë të bardha dhe të kuqe! E gjitha filloi kur një përdorues i Twitter e dalloi dhe tha: “Presidenti ka ngjyrosur gabim flamurin e tij. Kjo është e gjitha.” Shumë të tjerë filluan duke e rishpërndarë postimin dhe duke theksuar gjithashtu “gafat” e mëhershme të tij. Ndonëse mund të konsiderohet një gabim njerëzor, ky gabim i ka humbur akoma më shumë pikë presidentit.