Vjen sezoni i 5-të i «Pushtet»: Hakmarrje dhe adrenalinë aksioni

Programe

power5

Rikthehet sonte në ekranin e Tring një nga serialet më të ndjekur. Sezoni i 5-të i “Pushtet” vjen në çdo të hënë në orën 21:00 në ekranin e Jolly HD. Me një kast të mrekullueshëm aktorësh si Omari Handwick, Naturi Naughton, 50 Cent etj, “Pushtet” është një nga serialet e nominuara në dhjetra çmime dhe fitues i shumë prej tyre.
Jeni kurioz se çfarë do të ndodhë në sezonin e ri me Gostin dhe Kanan?

power season 5 1517590651 list handheld 0

Hakmarrje! Gost akoma vajton vdekjen e së bijës, dhe është i vendosur të marrë hak me çdo kusht. Një aleancë e re e rrezikshme do të lindë me ish-partnerin dhe armikun e tij të betuar, Kanan. Por dalja e tij kaq hapur rrezikon të shkatërrojë vendimin për shkëputjen përfundimtare nga rrjeti i drogës.

Armiq të rinj, prokuroria gjithmonë e më afër zbulimit të identitetit të tij, adrenalinë aksioni në luftën e karteleve për kontrollin e territorit dhe rreziku për të humbur familjen, të gjitha në sezonin e ri të “Pushtet”.

Power Season 4

Çdo të hënë, ora 21:00 në Jolly HD

jolly6